Bota

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny po përballet me një akuzë të re nga Kremlini

11 Gusht 2021, 17:25 Nga DOSJA
Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny po përballet me

RUSI– Autoritetet ruse kanë ngritur akuza të reja penale kundër udhëheqësit të opozitës të burgosur, Alexei Navalny, si ‘hakmarrje’ ndaj tij dhe ekipit të tij pak para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Rusi.

Komiteti Hetues i Rusisë tha sot se ka akuzuar Navalnyn për krijimin e një organizate jofitimprurëse që shkel të drejtat e njerëzve, një vepër penale e dënueshme deri në tre vjet burg.

Sipas mediave të huaja, zyrtarët pretenduan se Fondacioni Navalny për Luftimin e Korrupsionit, i cili u krijua 10 vjet më parë dhe që atëherë ka publikuar dhjetëra video të shikuara gjerësisht që ekspozojnë korrupsionin e pretenduar të zyrtarëve të lartë qeveritarë, i nxiti rusët “të kryejnë veprime të paligjshme” duke i nxitur ata të bashkohen me protestat e paautorizuara në janar.

Aleatët e Navalny e kanë lidhur goditjen me zgjedhjet parlamentare të Rusisë. Votimi i 19 shtatorit shihet gjerësisht si një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të Putinit për të forcuar sundimin e tij para zgjedhjeve presidenciale të vendit në vitin 2024.

45-vjeçari Navalny është armiku më i zjarrtë politik i presidentit rus, Vladimir Putin. Ai u arrestua në janar kur u kthye nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj duke u shëruar nga një helmim nga një agjent nervor, për të cilin ai e fajëson në Kremlin, një akuzë e refuzuar nga zyrtarët rusë.

Arrestimi dhe burgosja e tij ndezi një valë protestash masive që dukej se përbënin një sfidë të madhe për Kremlinin. Autoritetet u përgjigjën me arrestime masive të demonstruesve dhe ndjekje penale të bashkëpunëtorëve më të afërt të Navalny.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alexei navalny vladimir putin alexei navalny vladimir putin

Sondazh

Poll