Bota

Bjellorusia ia refuzon ambasadoren ShBA-së, kufizon stafin në 5 persona: Meqë nuk e kemi pëlqimin tuaj…

11 Gusht 2021, 15:59 Nga DOSJA
Bjellorusia ia refuzon ambasadoren ShBA-së, kufizon stafin në 5

MINSK– Bjellorusia së fundmi u është përgjigjur me veprim të ashpër Shteteve të Bashkuara rreth sanksioneve të fundit që iu vendosën Minskut. Zyrtarisht autoritetet vendase kanë kërkuar nga Uashingtoni të zvogëlojë stafin e ambasadës në Minsk në pesë persona deri më 1 shtator. Madje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë, Anatol Hlaz tha në një intervistë se kishin hequr edhe pëlqimin për emërimin e Julie Fisher si ambasadore amerikane.

“Duke marrë parasysh që Bjellorusia ka humbur besimin në administratën aktuale amerikane, ne pezullojmë bashkëpunimin në të gjitha projektet, grantet dhe programet e reja të koordinuara nga qeveria amerikane derisa besimi të kthehet,“-tha Hlaz.

Fisher ishte ambasadorja e parë amerikane në Bjellorusi që nga viti 2008, pasi u konfirmua nga Senati në dhjetor 2020, por ende nuk e ka marrë postin sepse ende nuk ka marrë vizën. 

Ndërkaq dy ditë më parë, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara njoftoi për sanksione të reja kundër zyrtarëve qeveritarë të Bjellorusisë dhe aleatëve të pasur të presidentit autoritar, Aleksander Lukashenko.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota julie fisher sanksionet e shba per bjellrusine julie fisher sanksionet e shba per bjellrusine

Sondazh

Poll