Aktualitet

11 Gusht 2021, 09:01 Nga DOSJA

TIRANË– Tre ditë më parë tentuan që të arratiseshin nga burgu 313 në Tiranë me çarçaf dhe për këtë Gjykata e Tiranës vendosi t’i lërë sot në burg. Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele dolën ditën e sotme të buzëqeshur përballë trupit gjykues. Ishte fillimisht Arbër Çekaj ai i cili tha se plani për tu arratisur nga burgu 313 në Tiranë ishte ideuar nga Fatmir Pjetri, e më pas ky i fundit pranoi se e gjitha ishte plani i tij.  Nga ana tjetër Lulzim Çepele u pa në Gjykatë me dorën e fashuar pasi preu damarët. Ai tha se prerja e damarëve nuk kishte lidhje me tentativën e arratisjes por me vetëvrasjen.

SI DËSHTOI PLANI I ARRATISJES?

Ka qënë Çepele ai që ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë, të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor. Ky moment është shfrytëzuar nga Çekaj dhe Pjetri, të cilët kanë qenë në ambientet e ajrosjes kur kanë tentuar që të arratisen duke përdorur trukun më të vjetër në histori: atë me çarçafë. Gjatë tentativës për të dalë kanë goditur dhe një prej policëve të burgut, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore. Megjithatë aventura e tyre mori fund shpejt pasi u kapën dhe u dërguan sërish në qeli.

Mbi të tre tashmë rëndon dhe akuza e arratisjes përveç dënimeve që vuajnë tashmë: 14 vite Arbër Çekaj për trafik droge dhe grup kriminal pasi iu kapën 613 kg kokainë, Fatmir Pjetri për grabitje me armë e dhunë në ‘grupin e babagjyshërve, dhe Çepele i dënuar për shfrytëzim prostitucioni.

Pjetri, nga Puka, është pjesë e bandës së ‘Babagjyshërve’ dhe vetëm pak vite më parë është ekstraduar nga Holanda, pasi është i dënuar me 30 vjet burg. Çekaj është i dënuar me 14 vite burg si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. Të dy vendosën që të arratiseshin nga vendi ku po vuanin dënimin ditën e dielë, më 8 gusht, por tentativa e tyre dështoi pa u finalizuar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj arber cepele fatmir pjetri arber cekaj arber cepele fatmir pjetri

Sondazh

Poll