Aktualitet

Operacioni ‘Bregasi’/ I gjetën 11 kilogramë kanabis në banesë, në pranga 64-vjeçari në Fier

11 Gusht 2021, 08:36 Nga DOSJA
Operacioni ‘Bregasi’/ I gjetën 11 kilogramë kanabis

FIER– Policia e Fierit ka arrestuar një 64 vjecar i cili posedonte 11 kilogramë në banesën e tij. Ramadan Hoxhaj banues në Peshtan Bregas të Fierit iu sekuestrua 11 kg lëndë narkotike cannabis sativa në sajë të operacioni policor të koduar “Bregasi”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


NJOFTIMI:

Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bregasi”. Sekuestrohen 11 kg lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi i saj.Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Komisariati i Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Bregasi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. H., 64 vjeç, banues në Peshtan Bregas, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në magazinën në oborrin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ramadan hoxhaj ramadan hoxhaj

Sondazh

Poll