Bota

Tentoi të shuante zjarrin me një degë peme, videoja e SHQIPTARIT në Greqi bëhet virale, prek me fjalët: Kam detyrim për k

11 Gusht 2021, 08:30 Nga DOSJA
Tentoi të shuante zjarrin me një degë peme, videoja e SHQIPTARIT

GREQI– Zjarret në Greqi i kanë angazhuar të gjithë për shuarjen e tyre përfshirë edhe banorët e zonave të prekura. I tillë është edhe Apostolis, ose ndryshe Astrit, shqiptari i cili u mundua të shuante flakët me një degë peme.

Mediat greke raportojnë se ai është nga Shqipëria por prej 29-vitesh ai jeton në Greqi dhe imazhi i tij teksa përpiqet të shuaje flakët me të gjitha mundësitë që ka, është një nga pamjet më prekëse të ditëve të fundit në shtetin helen. Ai ka folur rreth situatës dhe tha se e ndjente si pergjegjësi të shuante zjarrin pasi ai e quan Greqinë ‘atdheun’ e tij.

” Kur erdha në 1991, kur kufiri u hap atje në Grevena, në një fshat atje lart, gjeta një barbeque. Më thotë “siquhesh? “dhe unë përgjigjem” Astrit“. Pastaj më thanë të zgjedh një emër tjetër dhe kështu mbeti Apostolis. Ndjeva sikur shtëpia jonë po digjej, prona e të gjithëve. Unë hyra brenda, u ndjeva sikur atdheu im pasi kam qenë këtu për 29 vjet dhe kam bërë çmos për të shuar zjarrin. Ndjej se kam një detyrim në këtë vend “

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni apostolis astri greqi zjarret ne greqi apostolis astri greqi zjarret ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2021, 06:23

GREQI-Zjarret nuk kanë të ndalur në Greqi ku vatra më e rrezikshme e zjarrit është në ishullin e Evias që ka shkaktuar dëme të mëdha. Së fundmi është aktivizuar...