Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan Godfrey: Nuk vihet në tryezë me kërkesa pa qenë gati për kompromis

10 Gusht 2021, 20:01 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan Godfrey: Nuk vihet në

BEOGRAD– Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey ka folur për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Në një intervistë për “021.rs”, ai është shprehur se palët nuk mund të vijnë në tavolinë e bisedimeve me kërkesa e të mos të kenë gatishmëri për kompromis.

Godfrey gjithashtu ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për dialogun dhe ka thënë se pret që Kosova e Serbia të përparojnë në rrugën drejt BE’së.

“Pajtohemi të gjithë se duhet të ketë dialog produktiv mes Prishtinës e Beogradit dhe se mund të vihet në tryezë me kërkesa e të mos ketë gatishmëri për kompromis. Çdo marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës do të kërkojë kompromis nga dyja palët dhe duhet të ketë gatishmëri të dyanshme për të biseduar. SHBA-ja mbështet dialogun e ndihmuar nga Bashkimi Evropian. Presim që të ec në drejtimin që Beogradi dhe Prishtina të bëjnë përparimin në rrugën drejt BE-së,”- ka thënë Godfrey.

Sa i përket projektit të “Ballkanit të Hapur”, ambasadori amerikan u shpreh mbështetës duke e konsideruar si një nismë në dobi të rajonit.

“Jam i kënaqur që kam parë kohët e fundit hapa tutje drejt integrimit më të madh ekonomik rajonal, për t’u treguar njerëzve se bashkëpunimi më i mirë në rajon kontribuon është për të mirën tyre, se e ardhmja e tyre është më e ndritur dhe se ata kanë një ekonomi më të fortë për të punuar në mënyrë efikase,”- tha ai.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni anthony godfrey anthony godfrey

Sondazh

Poll

Bota 10 Gusht 2021, 19:28

Drejtori i CIA-s vizitë në Izrael

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit William Burns, ndodhet në Izrael për bisedime që zyrtarët thonë se do të përqëndrohen kryesisht tek Irani. V...