Bota

E ngjashme me pikturën/ Fotoja e saj u bë virale pas zjarrit në Greqi, e moshuara: Qaja e dëshpëruar! Nuk e dija se ç’po

11 Gusht 2021, 08:03 Nga DOSJA
E ngjashme me pikturën/ Fotoja e saj u bë virale pas zjarrit në

GREQI– Zjarret në Greqi kanë krijuar një situatë trishtuese, e cila ka prekur shumë persona qe kanë përjetuar situate ‘tmerruese’ duke parë çdo gjë të tyren të shkrumbohej.

Frika më e madhe për ta është nëse do arrijë të kthehet ndonjëherë vendi ashtu siç ka qenë më përpara. Kështu është shprehur një grua 81-vjeçare për mediat greke, fotoja e së cilës bëri xhiron e rrjetit pasi ngjason me pikturën ‘Britma’. Panagiota Noumidi ka shprehur dhimbjen e saj në momentin që pa vatrat e zjarrit në ishullin Evia ku ajo banonte dhe u detyrua të largohen nga banesa e saj ku po afroheshin zjarret, pa e ditur nëse do kthehej më aty apo jo.

E moshuara ka treguar se ndjente dhimbje të madhe kur la çdo gjë të sajën dhe u largua, duke ia ‘dorëzuar’ zjarrit psurinë e një ‘jete’.

“Më turbulloi mendjen. Unë nuk e dija se çfarë të bëja për këtë, bërtita, që të dëgjohesha. Nuk mund të mendoja dot në atë moment. Unë qava e dëshpëruar dhe zbrita poshtë ndërsa policia më mori dhe më çoi në qendrën shëndetësore pasi më ishte rritur presioni i gjakur. Jam e zhgënjyer, sepse në mëngjes (dje) ne as nuk mund të dilja nga dera. E gjithë Evia ende po digjet, e dua vendin, ata janë njerëz të mirë dhe ndjenjat e mia janë të pafundme. Shumë fëmijë nga fshati u mblodhën me tanke. Ne kemi gjithmonë shpresë por nuk mund të kemi buzëqeshje.”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni panagiota noumidi zjarret ne greqi panagiota noumidi zjarret ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2021, 06:23

GREQI-Zjarret nuk kanë të ndalur në Greqi ku vatra më e rrezikshme e zjarrit është në ishullin e Evias që ka shkaktuar dëme të mëdha. Së fundmi është aktivizuar...