Bota

Google pushoi nga puna 80 punonjës në dy vite, spiunuan përdoruesit

11 Gusht 2021, 07:19 Nga DOSJA
Google pushoi nga puna 80 punonjës në dy vite, spiunuan

SHBA– Rreth 80 punonjës të Google janë pushuar nga vendi i punës në dy vitet e fundit për keqpërdorim të dhënave dhe mjeteve të kompanisë.

Kjo vjen nga një raport i ‘motherboard’ që i referohet një dokumenti të rrjedhur të Google. Në disa raste, punonjësit thuhet se kanë spiunuar njëri-tjetrin me ndihmën e mjeteve të brendshme. Në vitin 2020 Google shkarkoi nga puna 36 punonjës që sipas raportit po trajtonin informacionet konfidenciale në mënyrë të ‘pahijshme’ ndërsa në vitin 2019 u pushuan 26 persona për arsye të lidhura me sigurinë.

Sipas një zëdhënësi të Google, qasja në të dhëna është e kufizuar nga disa masa sigurie. Ndër të tjera, ekziston një kërkesë për një arsye, për të hyrë në këto të dhëna.

“Numri i shkeljeve, qofshin të qëllimshme apo të paqëllimshme, është vazhdimisht i ulët”, thuhet në deklaratën e kësaj kompanie.

Të gjithë punonjësit gjithashtu i nënshtrohen trajnimit vjetor dhe të gjitha pretendimet hetohen nga Google. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota google pushohen punonjesit e google google pushohen punonjesit e google

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2021, 06:23

GREQI-Zjarret nuk kanë të ndalur në Greqi ku vatra më e rrezikshme e zjarrit është në ishullin e Evias që ka shkaktuar dëme të mëdha. Së fundmi është aktivizuar...