Bota

Rusia hap çështje të re penale kundër dy aleatëve të Navalny, kanë mbledhur fonde për rrjetin politik të politikanit op

10 Gusht 2021, 19:46 Nga DOSJA
Rusia hap çështje të re penale kundër dy aleatëve

RUSI– Autoritetet ruse njoftuan ditën e sotme se është hapur një hetim penal ndaj dy aleatëve të politikanit opozitar të burgosur, Alexei Navalny pasi ata dyshohet se kane mbledhur fonde për rrjetin e tij politik, gjë e cila ështe e ndaluar kategorikisht në Rusi. 

Reuters raporton se ky krim dënohet deri në 8 vite burg. Vendimi, i cili hyri në fuqi javën e kaluar, e bëri të paligjshme mbledhjen e fondeve për grupet politike dhe i dha një goditje lëvizjes së krijuar nga kundërshtari më i egër i Presidentit Vladimir Putin, përpara zgjedhjeve parlamentare në shtator.

Teksa, Navalny është ulur në burg, aleatët e tij Volkov dhe Zhdanov po përpiqen të mbajnë gjallë kauzën e tij anti-Kremlin duke vijuar strategjinë e tyre politike për mbështetësit në YouTube dhe mediat sociale.

Politikani 44-vjeçar, i cili u arrestua këtë vit dhe po vuan një dënim prej dy vjet e gjysmë, filloi grevën e urisë në 31 Mars për të protestuar kundër refuzimit të autoriteteve të burgut për të lënë mjekët e tij të vizitojnë pasi ai u zhvillua dhimbje të forta shpine dhe mpirje në këmbë. Navalny, i cili është kritiku më i njohur i Presidentit Vladimir Putin, u arrestua në janar pas kthimit të tij nga Gjermania, ku ai kishte kaluar pesë muaj duke u rikuperuar nga një helmim nga një agjent nervor që ai i fajëson Kremlinit, akuzat që zyrtarët rusë hedhin poshtë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alexei navalny vladimir putin volkov zhdanov alexei navalny vladimir putin volkov zhdanov

Sondazh

Poll

Bota 10 Gusht 2021, 19:28

Drejtori i CIA-s vizitë në Izrael

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit William Burns, ndodhet në Izrael për bisedime që zyrtarët thonë se do të përqëndrohen kryesisht tek Irani. V...