Bota

Afati deri më 18 gusht, Kurti mesazh për emigrantët: Nxitoni, regjistrohuni për zgjedhjet e 17 tetorit në Kosovë

10 Gusht 2021, 19:35 Nga DOSJA
Afati deri më 18 gusht, Kurti mesazh për emigrantët: Nxitoni,

PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, njëherazi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga bashkatdhetarët që të regjistrohen për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor.

Kurti përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ka pohuar se vota e diasporës është shumë e rëndësishme, ndaj dhe u ka bërë apel që të regjistrohen për të votuar, duke ritheksuar rëndësinë e tyre. 

Të dashur bashkëatdhetarë. Mërgata ka qenë gjithmonë forca e ndryshimeve të mëdha politike dhe garantuese e mbijetesës sociale të vendit tonë. Njëjtë ndodhi edhe sivjet. Tani në fund të pushimeve, përsëri jemi para një momenti jetik. Jemi para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Deri me datë 18 gusht është afati i regjistrimit për të votuar prej jashtë vendit. Nxitoni, regjistrohuni, dhe ndihmoni e inkurajoni të tjerët ta bëjnë një gjë të tillë. Është e një rëndësie edhe më të lartë se zgjedhjet qendrore pjesëmarrja e mërgatës në zgjedhjet lokale që do të mbahen me datë 17 tetor. Vota e juaj shumë herë është treguar vendimtare në përcaktimin e kursit politik e zhvillimor që ka marr vendi, andaj mos e lëni për ditën e radhës apo ditën e fundit, aplikoni sa më parë dhe hyni në rrjedhën teknologjike që do ju përcjellë me instruksione deri në ditën e votimit”, ka deklaruar Kurti.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërkaq subjektet politike kanë kohë 30 ditë për të bërë fushatë zgjedhore, megjithatë deri më tani nuk janë afirmuar të gjithë emrat që do të garojnë për të drejtuar komunat e vendit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 albin kurti zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Bota 10 Gusht 2021, 19:28

Drejtori i CIA-s vizitë në Izrael

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit William Burns, ndodhet në Izrael për bisedime që zyrtarët thonë se do të përqëndrohen kryesisht tek Irani. V...