Aksident në autostradën Fushë Krujë- Milot/ Lëndohen tre vajza! Kishin ardhur me pushime nga Kosova, mjeti i tyre përplase
11 Gusht 2021, 05:49Nga DOSJA
MILOT– Tre vajza me origjinë nga Kosova kanë mbetur të lënduara mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, si pasojë e një aksidenti. Të rejat të cilat kishin ardhur në Shqipëri për pushime, identiteti i të cilave nuk bëhet ende i ditur, ishin në mjetin tip ‘Benz’, teksa u përplasën nga një makinë tjetër, po e markës ‘Benz’. Edhe mjeti tjetër me targa të Kosovës pësoi lëndime, mirëpo gjendja e tre të rejave duket më e rëndë.
Mësohet se një prej tyre me shpejtësi të madhe bëri një parakalim të gabuar. 2 makinat me drejtues A. Sh. dhe F. K janë përplasur dhe për pasojë janë plagosur pasagjerë A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe.
Tre të reja kanë mbetur të plagosura rëndë dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por në zonat verilindore mund të k...
Në maj të këtij viti, Banka Botërore publikoi një raport diagnostikues për gatishmërinë e strukturës së Emergjencës për Mbrojtjen Civile në Shqipëri.Raporti dia...
ROMË– Emigrantë shqiptarë në Itali janë ende pa një përgjigje! Ata vazhdojnë të kërkojmë informacion lidhur me marrëveshjen e konvertimit të patentav...
Me datën 30 qershor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Roland Ilia kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Genta Tafa Bungo anëtare, shpalli ven...
TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e ditës lidhur me vatrat aktive të zjarrit në vend, nga jugu në veri. Sipas Ministrisë, Vlora dhe Kukësi jan...
Zjarri që ka përfshirë majën e Rrunës dhe zonat përreth, i ndihmuar edhe nga era është përhapur me shpejtësi të madhe. Forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosur...
TIRANË– Sot shënohet dita e tetëmbëdhjetë e zjarreve në vend dhe më shqetësuese situata ka qenë dy ditët e fundit për shkak të përhapjes së madhë të ...
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se nesër në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike...
KUKËS- Vatra e zjarrit në vendin e quajtur maja e Rrunës vijon që të jetë aktive, por është nën kontroll. Ndërkohë që sa i përket vatrës së zjarrit të rënë...