Aktualitet

Vijon të jetë aktive vatra në Majën e Rrunës, Kalimashi është izoluar totalisht! Zjarre edhe në 2 fshatra në Tropojë

10 Gusht 2021, 18:09 Nga DOSJA
Vijon të jetë aktive vatra në Majën e Rrunës, Kalimashi

KUKËS- Vatra e zjarrit në vendin e quajtur maja e Rrunës vijon që të jetë aktive, por është nën kontroll. Ndërkohë që sa i përket vatrës së zjarrit të rënë sipër Tunelit Kalimashit, në drejtim të Qafë Kumbullës, flaka  është izoluar plotësisht.

Por zjarre ka edhe në bashkinë Tropojë. Bëhet me dije se ka dy vatra zjarri, një në pyjet e fshatit Betoshë  dhe një vatër zjarri afër varrezave të fshatit Dragobi në Margegaj. Për shuarjen dhe izolimin e tyre janë angazhuar 4 punonjës të pyjores, 5 punonjës të AZM Tropojë, 10 forca nga komuniteti si dhe 7 efektiv të Forcave të Armatosura. 

LAJMI KRYESOR: Flakët ‘pushtuan’ tunelin e Kalimashit! Zjarri vihet në kontroll gjatë natës, vjen ndihma nga Kosova, nis ndërhyrja nga toka dhe ajri. Meta shkon në Kukës, Basha falenderon ushtrinë, Rama 0 koment

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr në kukës zjarr ne tropoje zjarr në kukës zjarr ne tropoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Gusht 2021, 16:45

Shkrumbohet shtëpia në Elbasan

ELBASAN– Një shtëpi në Elbasan është shkrumbuar tërësisht. Sipas njoftimit të policisë mësohet se banesa që është në pronësi të një 70-vjeçari me i...