Aktualitet

Po vendoste një ndriçues në rrugë, bie nga shtylla 35-vjeçari në Durrës, përfundon në spital

10 Gusht 2021, 18:11 Nga DOSJA
Po vendoste një ndriçues në rrugë, bie nga shtylla

DURRËS– Një 35-vjeçar ka rënë nga lartësia në Durrës, pasi po vendoste një ndriçues në një shtyllë në rrugë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55, në lagjen nr.14, i riu me iniciale E. M., është rrëzuar nga lartësia.

Ai është dërguar për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 10.08.2021, rreth orës 17:55, në lagjen nr.14, Durrës, ka rënë nga lartësia pasi po vendoste një ndriçues në një shtyllë në rrugë shtetasi E. M., rreth 35 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, (punonjës i një gomisterie). Shtetasi E. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres lendohet i riu ne durres durres lendohet i riu ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Gusht 2021, 16:45

Shkrumbohet shtëpia në Elbasan

ELBASAN– Një shtëpi në Elbasan është shkrumbuar tërësisht. Sipas njoftimit të policisë mësohet se banesa që është në pronësi të një 70-vjeçari me i...