Aktualitet

Do hynte në fuqi në 12 korrik, njohja e patentave shqiptare nga Italia ende e pamiratuar, pse po zvarritet

10 Gusht 2021, 20:55 Nga DOSJA
Do hynte në fuqi në 12 korrik, njohja e patentave shqiptare nga Italia

ROMË– Emigrantë shqiptarë në Itali janë ende pa një përgjigje! Ata vazhdojnë të kërkojmë informacion lidhur me marrëveshjen e konvertimit të patentave shqiptare në Itali, e cila është firmosur që më 12 mars të këtij viti. 

Gazetarja Alba Kepi bën me dije se bazuar në njoftimin e palës shqiptare, marrëveshja duhet të hynte në fuqi 3 muaj pas nënshkrimit të saj, datë që përkon më 12 korrik. Por ende nuk ka asnjë të re. 

Çdo lloj vendimi, marrëveshje ose ligji në Itali hyn në fuqi vetëm pas publikimit në fletoren zyrtare, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani për konvertimin e patentave shqiptare. E pyetur lidhur me këtë problematikë ambasada shqiptare ka bërë me dije se vonesa ka të bëjë me disa probleme teknike por që nuk ka preferuar të japë informacione të mëtejshme. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet itali marreveshja per patentat me italiane patentat shqiptare itali marreveshja per patentat me italiane patentat shqiptare

Sondazh

Poll