Bota

Ermonela Jaho flet SHQIP në filmin e Jan Schmidt-Garre/ Tri artiste të operas në “Zjarri i Shenjtë”, në tetor shfaqet n

10 Gusht 2021, 19:00 Nga DOSJA
Ermonela Jaho flet SHQIP në filmin e Jan Schmidt-Garre/ Tri artiste të

TIRANË– Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare sopranoja Ermonela Jaho, do të jetë pjesë e filmit të zhanrit dokumentar me titull “Zjarri i shenjtë” të regjisorit Jan Schmidt-Garre.

Ky realizim, i cili do të shfaqet në kinema në muajin tetor 2021, paraqet tre artiste të operës: Ermonela Jaho, Barbara Hanigan dhe Asmik Grigorian. Të treja tregojnë ndjesitë para dhe gjatë koncertit, për të cilat Jaho flet shqip.

Fuoco sacro – English trailer from Jan Schmidt-Garre on Vimeo.

“E ndjej orkestrën si një mushkëri gjigande që merr frymë me emocionin tim,“-shprehet ajo. Ndërsa vetë ka bërë me dije lajmin për pjesëmarrjen e saj në film, duke mos i kursyer edhe komplimentet për regjisorin.

E perulur qe te jem pjese e filmit te fundit te Jan Schmidt-Garre, Fuoco Sacro, i cili del ne kinema kete Tetor. Filmimi ishte nje eksperience katarktike dhe besoj se e ruan ate fuqi edhe sot. Ja kalove vetes Jan, urime per kete kryeveper te ndjere…,”-shkruan ajo në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ermonela jaho zjarri i shenjte ermonela jaho zjarri i shenjte

Sondazh

Poll