Politike

Beteja me flakët në vend, ambasadorja e SHBA-së shkon në Pashaliman me ministrin Peleshi dhe Haki Çakon

10 Gusht 2021, 14:05 Nga DOSJA
Beteja me flakët në vend, ambasadorja e SHBA-së shkon në

VLORË- Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ndodhet ditën e sotme në Pashaliman, ku u takua me ekspertët e USAID që po japin kontributin e tyre në betejën me flakët, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe drejtorin e Emergjencave Civile, Haki Çakon.

Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, ajo shkruan se takimi u zhvillua për të diskutuar lidhur me mbështetjen teknike që po ofrohet për menaxhimin e situatës me  zjarret. 

“Sot në Pashaliman Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Sh.S.Znj. Yuri Kim së bashku me ekspertët nga #USAID dhe përfaqësues të lartë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë zhvilluan një takim me Ministrin e Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, Drejtorin e Përgjithshëm të AKMC, z. Haki Çako dhe titullarë të tjerë të lartë nga strukturat vendore. Takimi u zhvillua për të diskutuar rreth mbështetjes teknike që po jep ekipi i USAID këto ditë në lidhje me zjarret. USAID – US Agency for International Development U.S. Embassy, Tiranë”, shkruan Kim.

LAJMI KRYESOR: Flakët ‘pushtuan’ tunelin e Kalimashit! Zjarri vihet në kontroll gjatë natës, vjen ndihma nga Kosova, nis ndërhyrja nga toka dhe ajri. Meta shkoi në Kukës, Basha falenderon ushtrinë, Rama 0 koment

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike yuri kim yuri kim ne pashaliman yuri kim yuri kim ne pashaliman

Sondazh

Poll