Përvjetori i 33-të i ekzekutimit, Meta: Havzi Nela, në kohët më të errëta jeton përmes poezive të tij. O Liri, O Vdekje
10 Gusht 2021, 11:16Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka rikujtuar ditën e sotme 33-vjetorin e ekzektutimit të poetit Havzi Nela. Përmes një postimi të bërë në ‘Facebook’, Meta shkruan se Nela është simbol i fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor e se jeton dhe në kohët më të errëta.
POSTIMI:
Havzi Nela, simboli i fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor, edhe në kohët më të errëta jeton përmes poezive të tij, që frymëzojnë vetëm një zgjedhje: LIRINË! O Liri, O Vdekje Nuk them se jam trim, jo as frikacak, Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi; Vdekja për liri nuk më tremb aspak, S’e duron robninë zemra e nji trimi?! Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?! Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue! T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes, Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue. Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye? Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë? Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie, Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë. Deri kur durim, deri kur me shpresë? Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due. Me durim e shpresë nuk due të vdes. Si jeta dhe vdekja duhen meritue. S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund. Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri! Liria më thërret, vdekja nuk më tund.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i është përgjigjur padisë që i bëri sot në SPAK, deputeti Myslim Murrizi, për aktivitetin në kohën kur ai ...
TIRANË– Deputeti i opozitës në ikje, Myslim Murrizi ka depozituar ditën e sotme në SPAK një kallëzim penal për dy tendera të bashkisë Lushnje. Murriz...
KUKËS– Presidenti Ilir Meta mbërriti në orët e para të mëngjesit në Kukës, aty ku pa nga afër situatën e zjarrit që kishte ‘mbërthyer’ Tunelin e Kalimashit...
KUKËS– Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, në një lidhje për Fax news, tha sot se zjarri në zonën pranë tunelit të Kalimashit është vënë nën kontroll një ...
TIRANË– Tuneli i Kalimashit desh u mbërthye nga flakët mbrëmjen e djeshme e për këtë fakt asnjë reagim nuk erdhi nga kreu i qeverisë Edi Rama. Ishte presi...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka falenderuar Kosovën pasi dërgoi në Kukës forcat ushatarake dhe civile që ndihmuan në shuarjen e zjarrit. Përmes një p...
TIRANË– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarri në Kukës, mbi tunelin e Kalimashit.Peleshi thekson se...
KUKËS– Presidenti Ilir Meta ka shkuar në Kujës për të parë nga afër situatën e krijuar nga zjarri në Kalimash. Pak pas mesnate, sapo ka mbërritur në ...