Murrizi e paditi në SPAK, Vojo Bregu: Ta kanë dhënë gabim këtë herë se nuk ka furnizim uji nga Shkumbini, janë kursyer 3
10 Gusht 2021, 12:34Nga DOSJA
TIRANË– Vojo Bregu ka reaguar pasi deputeti i Opozitës në ikje, Myslim Murrizi e kallëzoi sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për abuzim me paratë publike. Në një status në rrjetet sociale, Bregu ka publikuar edhe dokumente krah të cilave shkruan se në Bashkinë e Divjakës nuk ka asnjë projekt të vaditjes me pika e që të furnizohet me ujë nga lumi Shkumbin.
Bregu, në rolin e ish-sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë në kohën që kjo drejtohej nga Edmond Panariti shton se ka vetëm një projekt të Bankës Botërore, që ka kursyer nga prokurimet 11% e vlerës së projektit, rreth 3 milion e 884 mije euro dhe që është projekti i vetëm pas viteve ’90 në fushën e bujqësisë, ku donatori propozon shtesë projekti rreth 20 milion euro, për shkak të performancës së lartë.
Përsa u përket lopëve, ish-zyrtari shton se Murrizi do të bënte mirë të pyeste një të afërmin e tij, por pa përmendur emra.
“Murriz, nuk ka asnjë projekt të vaditjes me pika në bashkinë e Divjakës, që të furnizohet me ujë nga lumi Shkumbin. Ta kanë dhënë gabim padinë kësaj rradhe. Ka vetëm një projekt të Bankës Botërore, të cilin për të qenë korrekt, po ia bashkëngjis këtij statusi. Ky projekt për të cilin jam krenar që e kemi udhëhequr bashkë me z. Panariti, ka 2 rekorde, që besoj do te duhen kohë që të thyhen, pavarësisht se do uroja të thyheshin sa më shpejt.
1.Është kursyer nga prokurimet 11% e vlerës së projektit, rreth 3 milion e 884 mije EURO. (e kuptoj që për ata që të kanë shtyrë për të bërë padinë është e pakuptueshme) 2. Është projekti i vetëm pas viteve ’90 në fushën e bujqësisë, ku donatori propozon shtesë projekti rreth 20 milion EURO, për shkak të performancës së lartë.( ata që merren me projekte e kuptojnë mirë, se për ty kam dyshime që e kupton) Projekti është marrë në dorëzim nga bashkitë përkatëse. Sa i takon lopëve, do bëje mirë të pyesje një të afërmin tënd( një nga djemtë më të mirë dhe të aftë të Shërbimit Veterinar) dhe ai, si pjesë e proçesit, do të të shpjegontë me detaje, se si është zbatuar procedura ligjore e prokurimit në mënyrën më ekselente. P. S. Nqs gjen fjalën Shkumbin në projektin e Bankës Botërore, se projekt jo e jo, na e thuaj që ti çojmë në SPAK këta të Bankës Botërore,”- shkruan Bregu.
Myslim Murrizi depozitoi sot në SPAK një kallëzim penal për abuzim me dy tendera në Divjakë. Murrizi akuzon ish-ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Vojo Bregu për abuzim me paratë publike lidhur me dy tendera, atë 6 milionë euro per projektin e sistemit te ujitjes në Divjakë për ujitjen e 2800 hektareve tokë dhe për tenderin 4.5 milionë euro për blerjen e 1912 lopëve nga Danimarka. Sipas Murrizit, ky projekt ujitjeje nuk u vu kurrë në pune dhe çmimi i lopës që është shkruar në tender është tre herë më i lartë se çmimi i tregut.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i është përgjigjur padisë që i bëri sot në SPAK, deputeti Myslim Murrizi, për aktivitetin në kohën kur ai ...
TIRANË– Deputeti i opozitës në ikje, Myslim Murrizi ka depozituar ditën e sotme në SPAK një kallëzim penal për dy tendera të bashkisë Lushnje. Murriz...
KUKËS– Presidenti Ilir Meta mbërriti në orët e para të mëngjesit në Kukës, aty ku pa nga afër situatën e zjarrit që kishte ‘mbërthyer’ Tunelin e Kalimashit...
KUKËS– Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, në një lidhje për Fax news, tha sot se zjarri në zonën pranë tunelit të Kalimashit është vënë nën kontroll një ...
TIRANË– Tuneli i Kalimashit desh u mbërthye nga flakët mbrëmjen e djeshme e për këtë fakt asnjë reagim nuk erdhi nga kreu i qeverisë Edi Rama. Ishte presi...