Murrizi e kallëzoi në SPAK, Panariti: Padia më unike në botë! Korrigjo shënjestrën e opozitarizmit tënd
10 Gusht 2021, 11:14Nga DOSJA
TIRANË– Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i është përgjigjur padisë që i bëri sot në SPAK, deputeti Myslim Murrizi, për aktivitetin në kohën kur ai ka qenë pjesë e qeverisë. Panariti shkruan se padia që iu është bërë është më unikja në botë, e se nuk ka dhe nuk ka pasur tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës.
REAGIMI:
Korrigjo shënjestrën e opozitarizmit Z. Murrizi!U njoha me padinë më unike në botë ndaj Ministrisë së Bujqësisë të kryer nga opozitari i opozitës Murrizi .Padi për diçka që nuk ka ndodhur kurrë !Pra një padi për diçka që nuk ekziston!Sepse nuk ka patur, dhe nuk ka tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës, siç deklaron prej kohësh paditësi opozitar i opozitës!Nuk ka!Kjo është lehtësisht e verifikueshmePra është qesharake të paditësh pa objekt padije.I vetmi investim madhor i realizuar në Sistemin Kombetar të Vaditjes , ka qenë ai i Bankës Botërore, i kryer për infrastrukturën e digave dhe të kanaleve të para dhe të dyta të vaditjes.Një ndër ndërhyrjet më të suksesëshme në sistem.Dorëzuar me çelsa në dorë me funksione të plota vaditjeje, Bashkive përfituese që prej afër 5 vitesh .Prandaj korrigjo shënjestrën e opozitarizmit tënd zoti Murrizi!Kaq.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Deputeti i opozitës në ikje, Myslim Murrizi ka depozituar ditën e sotme në SPAK një kallëzim penal për dy tendera të bashkisë Lushnje. Murriz...
KUKËS– Presidenti Ilir Meta mbërriti në orët e para të mëngjesit në Kukës, aty ku pa nga afër situatën e zjarrit që kishte ‘mbërthyer’ Tunelin e Kalimashit...
KUKËS– Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, në një lidhje për Fax news, tha sot se zjarri në zonën pranë tunelit të Kalimashit është vënë nën kontroll një ...
TIRANË– Tuneli i Kalimashit desh u mbërthye nga flakët mbrëmjen e djeshme e për këtë fakt asnjë reagim nuk erdhi nga kreu i qeverisë Edi Rama. Ishte presi...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka falenderuar Kosovën pasi dërgoi në Kukës forcat ushatarake dhe civile që ndihmuan në shuarjen e zjarrit. Përmes një p...
TIRANË– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarri në Kukës, mbi tunelin e Kalimashit.Peleshi thekson se...
KUKËS– Presidenti Ilir Meta ka shkuar në Kujës për të parë nga afër situatën e krijuar nga zjarri në Kalimash. Pak pas mesnate, sapo ka mbërritur në ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ngarkesa e radhës me vaksina anti-COVID në Shqipëri. Kreu i qeverisë shkruan se sot në aeroport...