Art&Argëtim

Angela Martini i ‘dorëzoi’ Policisë bashkëshortin e shumëkërkuar, e fiksuar pas “dolce vitas” në Instagram, po nga

10 Gusht 2021, 13:30 Nga DOSJA

GREQI– Bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini, u arrestua ditën e djeshme në ishullin e Mykonosit dhe duket se ishte vetë ajo që e ‘dorëzoi’ në duart e Policisë greke.

Mesa duket ishte modelja shqiptare ajo që postoi në rrjete sociale një foto të tyre, teksa drekonin së bashku nën shoqërinë e miqve më të ngushtë. Por pikërisht kjo foto e Dragos Savulescu në ‘Instagram’ me vendndodhjen ka sjellë dhe prangosjen e tij, pikërisht brenda restorantit luksoz ku po drekonin. 

Operacioni për kapjen e tij u njoftua mbrëmjen e djeshme nga mediat greke, pasi ndaj 48-vjeçarit Savulescu ka një urdhër arresti ndërkombëtar. Ai është dënuar me 5.5 vjet burg për përfshirjen në një skandal të madh ekonomik në Rumani, që përfshin përvetësimin e parave publike. Dragoș Savulescu, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare; ish-presidentin e Dinamos Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh pasuri publike.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz angela mratini dragos savulescu angela mratini dragos savulescu

Sondazh

Poll