Art&Argëtim

Arrestohet bashkëshorti i Angela Martinit në Mykonos, shijonte jetën luksoze në ARRATI, u fut në ‘kurth’ nga autoritete

10 Gusht 2021, 09:16 Nga DOSJA
Arrestohet bashkëshorti i Angela Martinit në Mykonos, shijonte

GREQI– Ka rënë në prangat e policisë greke biznesmeni rumun Dragos Savulescu, bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini.

Lajmi është bërë i ditur nga Protothema, e cila në një artikull të publikuar sot ka shkruar mbi arrestimin e dy personave të cilët bënin një jetë luksoze në Mykonos duke shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte.

Operacioni për kapjen e tij u njoftua mbrëmjen e djeshme nga mediat greke, pasi ndaj 48-vjeçarit Savulescu ka një urdhër arresti ndërkombëtar. Ai është dënuar me 5.5 vjet burg për përfshirjen në një skandal të madh ekonomik në Rumani, që përfshin përvetësimin e parave publike. Dragoș Savulescu, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare; ish-presidentin e Dinamos Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh pasuri publike.

Pas vendimit të autoriteteve gjyqësore, ai u arratis në Itali, konkretisht në Napoli, për t’u arrestuar përfundimisht ditën e djeshme në Mykonos nga Rojet Bregdetare, të cilët së bashku me zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos organizuan një operacion të madh për arrestimin e tij.

Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz angela martini dragos savulescu angela martini dragos savulescu

Sondazh

Poll