Art&Argëtim

Me byrzylyk 340 mijë euro! ‘Daily Mail’ shkruan për pushimet luksoze të fëmijëve të pasur, përmend Morena Tarakun: E

10 Gusht 2021, 07:35 Nga DOSJA

SHBA– Media britanike ‘DailyMail‘ i ka dedikuar një artikull të gjatë fëmijëve të të pasurve dhe pushimet e tyre luksoze.

Me titullin “Fëmijët e pasur bëjnë verën! Të pasurit e rinj e rinj të globit publikojnë fotografi të pushimeve të tyre me pesë yje. Guxoni të shikoni?!”, DailyMail ka përmendur Morena Tarakun.

“Për shumë prej nesh, ideja e një pushimi veror jashtë vendit nuk është ende asgjë më shumë se një ëndërr e largët e mbushur me komplikime. Por jo aq për elitën botërore që kanë refuzuar të lejojnë që një pandemi globale të pengojë arratisjet e tyre verore”, nis shkrimin e përditshmja britanike.

Disa kanë ndarë fotografi të festave të tyre, të blerjeve, përfshirë Morenën, e cila ka një byzylyk prej ari të bardhë dhe diamant të markës ‘Cartier’, vlera e së cilit shkon deri në 290,000 funte (340,000 euro).

Morena vendosi që ta ndajë artikullin me ndjekësit e saj në InstaStory, duke etiketuar DailyMail dhe falënderuar për artikullin.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz daily mail morena taraku daily mail morena taraku

Sondazh

Poll