Art&Argëtim

Koncerti iu ndërpre nga policia, Don Xhoni tregon pse blutë i prishën festën: Ju kërkoj falje, por…

9 Gusht 2021, 17:29 Nga DOSJA
Koncerti iu ndërpre nga policia, Don Xhoni tregon pse blutë i

KOSOVË– Reperi Xhonatan Isufi, i njohur ndryshe si Don Xhoni ka shpjeguar prezencën e policisë që bëri që të anulohej koncerti i tij në Ferizaj. Në një postim në rrjetet sociale, Don Xhoni shkruan se duke qenë se në koncertin e tij ishin grumbulluar njerëz më tepër seç lejohen për shkak të rregullave të pandemisë, ka ndërhyrë policia.

Efektivët kanë shpërndarë turmën dhe rrjedhimisht koncerti është anuluar.

“Ferizaj, kërkojmë falje për sonte. Faji nuk ishte te ne por te policia me inspektoriatin që na ndaluan festën. Shihemi shumë shpejt,”- shkruan reperi në reagimin e tij.

Episodi u regjistrua një natë më parë në Ferizaj. Pamjet e publikuara në media treguan se si pranishmit nuk kanë mundur të shijojë koncertin e reperit sepse mbrëmja u ndërpre nga policia.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz don xhoni don xhoni

Sondazh

Poll