Bota

Vrasja e Enver Haradinaj, flet i vëllai Dauti: Shpresoj që dora që e vrau nuk është shqiptare

10 Gusht 2021, 06:32 Nga DOSJA
Vrasja e Enver Haradinaj, flet i vëllai Dauti: Shpresoj që dora

KOSOVË– Daut Haradinaj, ish-pjesëtar i UÇK-së dhe politikan i zgjedhur deputet për disa mandate, ka folur rreth vrasjes së vëllait të tij, Enver Haradinaj në 2005.

Në një intervistë për Pressing ai tha se rasti i vrasjes së vëllait të tij, i cili sot e kësaj dite mbete një enigmë, tha se nëse do të hetohej me detaje mund të niste një hakmarrje por sipas tij këtë gjë e ndaloi vëllai tjetër i tij, Ramush Haradinaj dhe ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Haradinaj shpreson që dora e cila vrau vëllain e tij Enverin, nuk është shqiptare, por shprehet se sido që të ketë ndodhur ngjarja për familjen e tij kjo është çështje e mbyllur.

Shpresoj që nuk është dorë shqiptare, por kushdo që është, me këtë rast, këtu e mbyllim”, ka rrëfyer ai.

Haradinaj beson që shërbime të huaja ishin përfshirë në vrasjen e Enverit, në mënyrë që të nxisin luftë të brendshme.

Unë hala vazhdoj me besu që i njëjti personalitet rus, ka pas dorë në të gjitha fatkeqësitë që kanë ndodh në Dukagjin. Besoj që triumfi i Ramushit ka qenë marrëveshja me Rugovën dhe fjalimi i tij në varrim. Ka qenë mllef i madh. Ka qenë një tension. Kur e ke gjithë atë masë aty, po të ishe burrë i lig e orienton keq atë masë. Ramushi bëri një burrni, tha le të jetë kjo dhimbja e fundit për familjet shqiptare”, ka thënë Haradinaj.

Enver Haradinaj u vra në vitin 2005, në afërsi të fshatit Raushiq, dhe ende sot e kësaj dite vrasja e tij mbetet mister, pasi nuk dihet as autori dhe as shkaku i vërtetë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora daut haradinaj ibrahim rugova ramush haradinaj vrasja e enver haradinaj daut haradinaj ibrahim rugova ramush haradinaj vrasja e enver haradinaj

Sondazh

Poll