Aktualitet

Flakët ‘pushtuan’ tunelin e Kalimashit! Zjarri vihet në kontroll gjatë natës, vjen ndihma nga Kosova, nis ndërhyrja nga

9 Gusht 2021, 19:27 Nga DOSJA
Flakët ‘pushtuan’ tunelin e Kalimashit! Zjarri vihet në

TIRANË– Shqipëria sot shënon ditën e tetëmbëdhjetë të luftës me zjarret. Që në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në vendin tonë kanë ardhur Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilat bashkë me Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë luftuar me flakët mbi tunelin e Kalimashit.  Sipas informacioneve zyrtare, zjarri në zonën në kufi me Pukën vijon të jetë ende aktiv. Forcat nga toka dhe nga ajri janë përqendruar në fshatin Thirrë në Fan të Mirditës, ku po punohet për ndërprerje të përhapjes së flakëve dhe normalizimin e situatës. Pjesa në anë të tunelit është nën kontroll, ndërsa pjesa tjetër e malit vijon të ketë prani flakësh.

Momentalisht vatra e zjarrit në fshatin Munellë dhe Domgjon ka një shtrirje të madhe në terren të thyer dhe është i vështirë izolimi në tërësi i saj. Në terren po punojnë edhe efektivë të FA për ta mbajtur nën kontroll, në mënyrë që të mos kalojë në zonë të banuar. Po ashtu problematike mbetet situata në vatrën mbi fshatin Dukat, e cila ishte stabilizuar më herët, por ka patur një rindezje të flakëve.

Ka vijuar të jetë aktive një vatër në fshatin Patalej të Lezhës, ku forcat po punojnë për të izoluar një pjesë zjarri në drejtim të rrugëve të fshatit. Nuk ka rrezik për banesa edhe në këtë zonë. Nën monitorim po mbahet edhe vatra e riaktivizuar në sipërfaqen me shkurre në Malin e Tomorrit, në zonën shkëmbore mbi “Teqenë e Kulmakut”, fshati Ujanik, për të eleminuar rindezjet nga era dhe trungjet e ndezur. Në qarqet Gjirokastër, Fier, Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Shkodër situata paraqitet pa probleme.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, tregoi se situata ishte e vështirë, por zjarrfikëset në terren do mundohen të bëjnë një bllokadë për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Ndërkohë që në Kukës për të ndjekur nga afër situatën ishte i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta. Kryedemokrati Lulzim Basha falenderoi forcat nga Kosova që erdhën në ndihmë, ndërsa nga ana e kryeministrit Rama ende nuk ka asnjë reagim.

Situata e zjarreve në vend:

*Po vijon me intensitet puna nga toka dhe nga ajri për shuarjen e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi. Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë mundësuar izolimin e vatrës tek zona Qafa e Kumbullës, ndërsa FSK e Kosovës janë përqendruar nga ana e Lakut të Mollës, e cila vijon të jetë aktive me intensitet të lartë, në pjesën që është në kufi me Pukën. Edhe pjesa e zonës nga Laku i qershive vijon të mbetet problematike. Terreni i pjerrët dhe shkëmbor ndërlikon punën e forcave nga toka, por nuk ka rrezik për banesa dhe situata po ndiqet nga strukturat e posaçme.

*Forcat nga toka dhe nga ajri janë përqendruar në fshatin Thirrë në Fan të Mirditës, ku po punohet për ndërprerje të përhapjes së flakëve dhe normalizimin e situatës. Pjesa në anë të tunelit është nën kontroll, ndërsa pjesa tjetër e malit vijon të ketë prani flakësh.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Munellë dhe Domgjon. Forcat që janë në terren janë të përqendruara duke mbajtur të izoluar anën e fshatit Domgjon. Momentalisht vatra e zjarrit ka një shtrirje të madhe në terren të thyer dhe është i vështirë izolimi në tërësi i saj. Në terren po punojnë edhe efektivë të FA për ta mbajtur nën kontroll, në mënyrë që të mos kalojë në zonë të banuar.

*Po ashtu problematike mbetet situata në vatrën mbi fshatin Dukat, e cila ishte stabilizuar më herët, por ka patur një rindezje të flakëve. Operacioni po vijon nga toka dhe nga ajri. Edhe në këtë zonë nuk ka rrezik banesazh

*Ka vijuar të jetë aktive një vatër në fshatin Patalej të Lezhës, ku forcat po punojnë për të izoluar një pjesë zjarri në drejtim të rrugëve të fshatit. Nuk ka rrezik për banesa edhe në këtë zonë.

*Zjarret në Krushovë, Gjonomadh dhe Leshnjë në bashkinë Korçë si dhe zjarri në zonën e quajtur Guri i Nikës në bashkinë Pogradec po mbahen nën kontroll nga forcat në terren dhe teri tani nuk paraqesin problem.

*Po mbahen nën monitorim vatra e riaktivizuar në sipërfaqen me shkurre në Malin e Tomorrit, në zonën shkëmbore mbi “Teqenë e Kulmakut”, fshati Ujanik, për të eleminuar rindezjet nga era dhe trungjet e ndezur. Në qarqet Gjirokastër, Fier, Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Shkodër situata paraqitet pa probleme.

(a.b;f.m;k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr në kukës zjarre ne shqiperi zjarr në kukës zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Gusht 2021, 22:45

FUSHË KRUJË– Një pikë grumbullimi gomash të përdorura ka marrë flakë në afërsi të stacionit të Trenit në Fushë Krujë. Mësohet se janë djegur me mijëra...