Aktualitet

9 Gusht 2021, 22:45 Nga DOSJA

FUSHË KRUJË– Një pikë grumbullimi gomash të përdorura ka marrë flakë në afërsi të stacionit të Trenit në Fushë Krujë.

Mësohet se janë djegur me mijëra goma makinash dhe zjarri është i frikshëm, pasi rrezikon edhe banesat përreth. Ndërkohë rrezikohet shpërthimi i një kabine elektrike që është shumë pranë.

Zjarrfikësit dhe banorët largojnë gomat e pa djegura për të ulur rrezikun e zjarrit më të madh. Gomat do të përdoreshin për furrat e paligjshme të gëlqeres.

Për shuarjen e flakëve, janë angazhuar dy zjarrfikëset e Krujës dhe një autubot i një firme private. Po ashtu, është kërkuar ndihmë nga Tirana e Durrësi.

(k.m./dosja.al)


Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

Loading ... Loading ...

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne fushe kruje zjarr ne fushe kruje

Sondazh

Poll