Aktualitet

Anti-shqiptarë dhe ekstremistë! Herët kur koncertet në Shqipëri shkaktuan bujë të madhe, Goran Bregoviç u nderua herën

9 Gusht 2021, 16:16 Nga DOSJA
Anti-shqiptarë dhe ekstremistë! Herët kur koncertet në

TIRANË– Ditët e fundit përveç temperaturave të nxehta janë shoqëruar edhe me debat përvëlues në rrjet, e gjitha për vetëm një emër. Këngëtarin Goran Bregoviç, i cili do të performojë në festën e birrës në Korçë. Koncerti i tij ka ngjallur regaime të forta pasi mendohet se këngëtari ka frymëzuar ushtarët serbë që të bëjnë masakra në Kosovë, nën ritmet e këngës “kallashnikov”.

Por herën e parë nuk ndodhi kështu… Bregoviç ka ardhur për herë të parë në vendin tonë në vitin 2006, ku edhe ka mbajtur një festival në pallatin e Kongreseve, duke u nderuar edhe me simbole mikpritjeje. Asokohe kryebashkiaku Edi Rama, i dhuroi çelësin e Tiranës pas një takimi të zhvilluara para kamerave në zyrën.

Koncerti në Tiranë duket se la shumë brenda tek këngëtari, i cili edhe sot e ka videon të publikuar në kanalin e tij në “Youtube”, duke e konsideruar mesa duket një kujtim të bukur.

Por Bregoviçi nuk është i pari që ka ndezur debate në rrjet… Para tij, udhën e ka hapur këngëtari serb Zdravko Çoliç dhe Notis Sfakanakis. Por ç’ndodhi me ta, e si u shua gjithë zhurma e krijuar në rrjet?

Ardhja e këngëtarit serb në Tiranë krijoi mjaft polemika, duke bërë që shumë këngëtarë nga Kosova të kërkonin një falje nga autorët e emisionit “Kënga Ime”, por gjithçka u shua shpejt. Çoliç u kërkoi falje shqiptarëve, duke u shprehur me zë dhe figurë se ishte i vetëdijëshëm që Kosova ishte një vend i pavarur, e jo pjesë e Serbisë.

PJESË NGA INTERVISTA E TIJ PAS KONCERTIT:

Ardhja juaj në Tiranë është politizuar shumë, për faktin se kosovarët kërkojnë që ju të kërkoni falje për tragjeditë e luftës në Kosovë, ju e keni mbështetur luftën atje me koncerte…

Çoliç: Politikën nuk e kemi përmenduar fare, nuk e di pse është bërë aq shumë bujë në këtë drejtim. E njëjta gjë do ketë ndodhur edhe te ju shqiptarët besoj, unë kam dëgjuar që shumë artistë shqiptarë kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin eventet kombëtare që kanë të bëjnë me popullin nga e ke origjinën. Sikur të mos e kisha bërë unë këtë gjë, do të dilja tradhtar i kombit tim. Sa i përket kërkesës së faljes, unë personalisht as nuk kam vrarë e as nuk kam prerë njeri, të tjerë janë ata që duhet të kërkojnë falje. Faljen unë e kërkova me ardhjen në Tiranë, ku prezenca ime tregoi se nuk kam asgjë kundër shqiptarëve.

Çfarë mendon për Kosovën e lirë, për këngëtarët, ke takuar ndonjë, ke mik ndonjërin?

Çoliç: Kosova e lirë është një realitet. Sado e dhimbshme të jetë për dikë, duhet pranuar kjo gjë në kohën moderne. Secili ka të drejtë të krijojë të drejtat e veta, ndoshta edhe ne si popull politika na ka bërë të gabojmë. Mik, nuk kam ndonjë artist, por nëpër aeroporte më ka rënë rasti të takoj disa kur kemi udhëtuar nëpër koncerte. Nuk ua kujtoj emrat, por vetëm më bie ndërmend kur stafi im më thoshte se ja ky ose kjo është këngëtar shqiptar.

Po ashtu e njëjta zhurmë është krijuar edhe për këngëtarin grek, Notis Sfakanakis, për të cilin u diskutua nga çmimi i biletave të koncertit, deri tek deklaratat pro “Agimit të Artë”, një organizatë që tanimë me vendim gjykate është shpallur mafioze!  Ai ishte akuzuar në Shqipëri për deklaratë ku thuhet që i ka quajtur Shqipërinë e specifikisht shqiptarët racë inferiore.

“Këto janë fjalë që nuk i kam thënë kurrë. Mediat më kanë manipuluar. Fakti që këtu jemi në Iliri, kjo i thotë të gjitha. Le ta ftojmë publikun në Pallatin e Kongreseve. Ju dua shumë,”-u shpreh ai gjatë një interviste në Shqipëri.

Ndërkohë që e njëjta situatë po përsëritet me koncertin në Korçë, a do të ketë vallë të njëjtin fund të lumtur si të tjerët? Mbetet për t’u parë…

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet goran bregovic notis sfakanakis zdravko çoliç goran bregovic notis sfakanakis zdravko çoliç

Sondazh

Poll