Aktualitet

U vetëdorëzua në komisariat pas plagosjes së kushëririt, Policia arreston efektivin e FNSH

1 Qershor 2019, 18:07 Nga DOSJA
U vetëdorëzua në komisariat pas plagosjes së

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot punonjësin e FNSH, i cili plagosi me armë zjarri mesditën e sotme kushëririn e tij. Në një reagim për mediat, policia bën me dije se efektivi F. K., 58 vjeç, është vetëdorëzuar në komisariatin ku punonte, dhe aty është bërë arrestimi i tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një arme zjarri pistoletë, së bashku me karikatorin me 12 fishekë”, shkruan më tej Policia.

NJOFTIMI I PLOTË

Specialistët e Sektorit të Krimeve Ndaj Jetës në D.V.P Tiranë, në bashkëpunim Komisariatin e Policisë Nr 6 dhe me Specialistët e Drejtorisë Rajonale të SH.Ç.B.A Tiranë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

F. K., 58 vjeç, lindur në fshatin Dorëz, njësia administrative Pezë dhe banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Tiranë

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi F.K, duke punuar në banesën e tij të vjetër, në fshatin Dorëz dhe pas një konflikti verbal dhe fizik me shtetasin E. K., me armën e shërbimit ka qëlluar në kokë shtetasin E. K., i cili është dërguar me urgjencë në SUT –Tiranë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, punonjësi i policisë F. K. është vetë dorëzuar pranë repartit të FNSH Tiranë, ku edhe shërbente.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një arme zjarri pistoletë, së bashku me karikatorin me 12 fishekë.

Materialet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, do ti kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për hetime të më tejshme në ngarkim të shtetasit F. K., për veprën penale, “Vrasja me dashje”, e ngelur në tentativë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enver karaj flamur karaj plagosja e kusheririt plagosja me arme zjarri ne peze enver karaj flamur karaj plagosja e kusheririt plagosja me arme zjarri ne peze

Sondazh

Poll