Aktualitet

Ishin në vëzhgim prej muajsh! Policia arreston ‘kopshtarët’ shqiptarë në fushat e Spanjës, mes tyre një grua, çmonto

9 Gusht 2021, 07:00 Nga DOSJA
Ishin në vëzhgim prej muajsh! Policia arreston

SPANJË– Banda që merrej me lëndë narkotike, e përbërë dhe nga dy shqiptarë e një grua spanjolle është pikasur nga autoritetet spanjolle. Personat kishin tre plantacione të marijuanës Tarragona, dhe që qytetarët e punësuar për të korrat ishin disa shqiptarë.

Operacioni është kryer në disa faza dhe gjithsej shtatë persona janë arrestuar mes tyre një shtetas shqiptar 50-vjeçar, vëllai i tij 37-vjeçar dhe partnerja e tij spanjolle 47-vjeçare.

Policia filloi hetimin për bandën tetorin e kaluar, kur zbuloi se shtetas shqiptarë po qëndronin në një apartament në Cambrils, të cilët kishin lidhje me kultivimin e marijuanës. Hetimet zbuluan tre plantacione marihuanë në Priorat, veçanërisht në qytetet Ulldemolins, Cabacés dhe La Figuera.

I pari nga plantacionet u çmontua më 22 korrik në një operacion në të cilin katër “kopshtarët”, midis 19 dhe 32 vjeç dhe me kombësi shqiptare, u arrestuan dhe u sekuestruan 3, 175 bimë, më shumë se 2.000 prerje dhe 10.900 sythe marijuane.

Faza e fundit e operacionit u zhvillua të hënën, 2 gusht, kur policia çmontoi dy plantacionet e tjera, në Cabacés dhe La Figuera, ku gjetën përkatësisht 4,600 dhe 8,178 bimë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptaret ne spanje spanje arrestohet shqiptaret ne spanje spanje

Sondazh

Poll