Art&Argëtim

Kundër performancës së Bregoviç në Korçë/ Reperi nga Kosova nxjerr intervistën e artistit boshnjak: Quajti “Nënë Ter

8 Gusht 2021, 18:06 Nga DOSJA
Kundër performancës së Bregoviç në Korçë/

TIRANË– Koncerti i këngëtarit Goran Bregoviç në “Festën e Birrës” që do të mbahet në qytetin e Korçës ka shkaktuar polemika të shumta në rrjet. Sot, një tjetër artist shqiptar ka reaguar me tone të ashpra kundër performancës së tij. Bëhet fjalë për reperin Genc Prelvukaj, i cili ka risjellë një intervistë të tij, ku Bregoviç e cilës Nënë Terezën si “cigane”.

“Për disa plehëra të pushtetit, analistë e zyrtarë hajdutë, primitivë që nuk marrin erë nga shoqëria e edukuar, që kanë provuar ta arsyetojnë pjesmarrjën e Goran Bregović-it, në ëmër të gjoja qytetarisë kur era djersë ju kutërbon gjithandej: Në vitin 2012, dashuria juaj Goran Bregovic, e kishte quajtur “cigane”, fjalë nënçmuese për komunitetin Rom, shqiptarën me origjinë nga Prizreni dhe e lindur në Shkup, Nënën Terezë,“-shkruan reperi.

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet.

Kush është Goran Bregoviç?

Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz genc prekvukaj koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic genc prekvukaj koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic

Sondazh

Poll