Art&Argëtim

‘Se ju nuk të lini rehat…’/ I sapokthyer nga dasma, Endri Prifti reagon për Bregoviçin në Korçë: Ore po

8 Gusht 2021, 16:30 Nga DOSJA
‘Se ju nuk të lini rehat…’/ I sapokthyer nga dasma,

KORÇË– Këngëtari Endri Prifti ka reaguar për koncertin që pritet të zhvillohet në Korçë nga këngëtari Goran Bregoviç për festën e birrës. Në një video live në rrjetin e tij social “Facebook”, Prifti shprehet se e gjitha është e organizuar nga kryeministri Edi Rama dhe se kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq File nuk ka asnjë në dorë, pasi nuk paguan Bashkia për koncertin. Ndaj dhe këngëtari ka parashikuar që koncerti do të mbahet, pasi Rama do të këmbëngulë duke vendosur edhe ushtarë për sigurinë e tij. 

U bëra mukajet për ta hedhur se ka shumë ditë që shumë gazetarët më thonë aman na jep një mendim për koncertin. Unë e quaj këtë koncert; Babai dhe lopa! Aty në doganë, ishim në një dasmë mbrëmë, po thashë hajde se po reagoj edhe unë. Kaluan në doganë dhe më pyetën, tëmën thashë unë. Të gjithë revoltohen tani. Dëgjon ti? Ku janë këta analistët e këtyre gjërave? Këta po merren me lopën. Ai është artist shumë i madh. Kam parë një film me muzikën e tij, kam qarë nga fillimi në fund. Shikoj ca artistë që thonë që kryebashkiake të anuloj eventin. Në pandemi, se ju s’të lini rehat, i vajtëm ne këtij në zyrë. I kërkuam 1 mln lekë për 8 familje, na priti në zyrë. Endri Prifti nuk di të gënjejë. Pimë aty, mbaruam edhe projektin. Do t’ju shkruaj tha, e na shpjegoi buxhetin e Bashkisë. S’kam buxhet tha. E di sa kushton ky Gorani këtu. Merreni me mend vetë. Ku e gjeti Rraqka buxhetin. Po kjo është bërë me urdhër nga lart. Nga babai juaj. Ju i kërkoni Rraqkës, ore po mblidheni. Ja njoh kokën atij të gjatit unë. Do bëhet koncerti. Do vërë një ushtar për një protestues. Ju merreni me lopën. Ça doni ju gazetarët? Ça të bëj unë i shkreti? Fshati digjet, ajo krihet. E dini vetë ju. Të keni shëndet dhe gjithë të mirat,”-u shpreh ai.

VIDEOJA E PLOTË:

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet.

Kush është Goran Bregoviç?

Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz endri prifti koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic endri prifti koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic

Sondazh

Poll