Art&Argëtim

Nuk shkoi në punë! Modelja Kendall Jenner gjobitet me 1.8 milionë dollarë

8 Gusht 2021, 05:58 Nga DOSJA
Nuk shkoi në punë! Modelja Kendall Jenner gjobitet me 1.8 milionë

SHBA– Supermodelja Kendall Jenner është hedhur në gjyq nga marka italiane e modës “Liu Jo”. Përfaqësuesi e markës e hodhën në gjyq Jenner me pretendimin se ylli i familjes Kardashian ka shkelur kushtet e një kontrate.

Në padinë e depozituar në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Manhattan, thuhet se Jenner mori pjesë vetëm në një nga dy fotosesionet e planifikuara, pra me pak fjalë nuk shkoi në punë dhe nuk përmbushi pikat e kontratës.

“Liu Jo” do të përfitojë 1.8 milionë dollarë dëmshpërblim pasi thotë se i ka paguar 1.35 milionë dollarë modeles. Firma prestigjioze pretendon se u përpoq të vendoste një datë për fotosesionin e dytë, por nuk mori asnjëherë përgjigje nga Kendall dhe asnjë rimbursim të pagesës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz kendall jenner kendall jenner

Sondazh

Poll