Art&Argëtim

Bebe Rexha zbulon 25 sekrete nga jeta e saj: Pi tre herë kafe në ditë, mbjell domate në kopshtin tim

8 Gusht 2021, 12:45 Nga DOSJA
Bebe Rexha zbulon 25 sekrete nga jeta e saj: Pi tre herë kafe në

SHBA- Këngëtarja Bebe Rexha ka zbuluar së fundmi 25 gjëra që fansat nuk dinin për të. Në një intervistë për Us Weekly, këngëtarja ka zbuluar disa fakte për vetën, te të cilat disa janë të ngjashme me traditat shqiptare.

Mes sekreteve për veten që tha këngëtarja ishin edhe mbjellja e domateve në shtëpi, pirja e tre kafeve në ditë, deri në moshën 29-vjeçare ka përdorur transport publik, flet tre gjuhë të huaja, anglisht, shqip dhe spanjisht dhe që pëlqen të lexojë horoskopin.

1.Jam fanse e muzikës klasike. Jam rritur duke kënduar opera dhe duke i rënë trumpetës.
2.Kam lindur në Brooklyn dhe jam rritur në Staten Island, Neë York.
3.Më pëlqen shumë të organizoj darka për miqtë.
4.Më pëlqen të gatuaj pjata italiane. Penne alla vodka është specialiteti im.
5.Kur shkoj të vizitoj prindërit, fle në dhomën ku jam rritur.
6.Filmi im i preferuar është Harry Potter.
7.Pi të paktën 3 kafe në ditë.
8.Jam e çmendur pas pastërtisë së shtëpisë.
9.Më pëlqen të dëgjoj demot e këngëve të mia në makinë.
10.Kam një kopësht me domate në oborr. Babai im kishte një fermë më Maqedoninë e Veriut dhe më mësoi si të kultivojë domatet. 
11.Mbaj ditar. Më relakson.
12.Nuk e kam marr patentën deri në moshën 29-vjeçare. Përdorja transportin publik.
13.Më pëlqen boksi dhe kam filluar të stërvitem shumë gjatë pandemisë.
14.Banda ime e preferuar teksa rritesha ka qenë No Doubt.
15.Më pëlqen shumë të gatuaj bukë me banane.
16.Blej biskota me ylber.
17.Pija ime e preferuar është Arnold Palmer.
18.Nuk më pëlqen të udhëtoj me avion edhe pse gjatë vitit fluturoj 115 herë.
19.Kujdesem vetë për qenin tim Bear se ka frikë të shkojë në profesionist.
20.Kam një statujë Buddha në oborr prej 15 vitesh.
21.Koleksionoj pllaka megafoni.
22.Flas 3 gjuhë: anglisht, shqip dhe spanjisht.
23.Gjëja e preferuar gjatë natës është të lexoj artikuj gazetash.
24.Më pëlqen shumë të lexoj horoskopin.
25.Më pëlqen të rri me shapka. Jam rehat me to.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz 25 sekrete qe nuk dinim per bebe rexhen bebe rexha 25 sekrete qe nuk dinim per bebe rexhen bebe rexha

Sondazh

Poll