Aktualitet

Zjarret në vend, rëndohet situata në Dukat dhe Kalimash flakët përhapen me shpejtësi nga era

7 Gusht 2021, 20:55 Nga DOSJA
Zjarret në vend, rëndohet situata në Dukat dhe Kalimash

VLORË- Zjarri në Dukat të Vlorës po përhapet me shpejtësi. Në videon e siguruar nga Dosja.al, shihet flakët e zjarrit të cilët opo ndihmohen nga erëra e fortë që po fryn, ndërkohë që në vendngjarje janë rreth 200 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Ministria e Mbrojtes në njoftim shkruan se Dukati dhe Kalimashi janë dy vatrat e zjarrit më të rënda dhe se te këto dy vatra po punohet për vendosjen nën kontroll të flakëve. Gjithashtu është bërë e ditur se në fshatin Thirrë dhe fshatin Munellë-Domgjon të Mirditës vatrat e zjarrit janë ende aktive dhe te to po punohet për shuarjen e tyre. Ndërsa vatrat e tjera sipas njoftimit të Ministrisë janë vendosur nën kontroll.   

Në të gjithë vendin janë aktive 7 vatra zjarri. Në Dukat situata është kritike, pasi era ka ndikuar në përhapjen e flakëve, duke shtuar intensitetin e tyre. Rreth 200 trupa nga Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për të bërë të mundur izolimin e zjarrit. Ndërsa vijon po ashtu puna për shuarjen përfundimtare të flakëve në Gjirin e Gramës. Zjarri tek Maja e Rrunës, në Kukës është vënë nën kontroll vatra në drejtimin nga vendi i quajtur Laku i Thive, por po monitorohet nga forcat operacionale. Mbetet aktiv zjarri sipër Tunelit të Kalimashit, ku situata është përkeqësuar për shkak të erës. Po punohet për të mos lënë përhapjen në territorin e njësisë administrative Surroj, ku mund të ketë rrezik për stanet e fshatit. Puna vijon pandërprerë me vatrat në fshatin Thirrë dhe fshatin Munellë-Domgjon, të bashkisë Mirditë, ku ende ka vatra aktive në një pjesë të zonave. Në kontroll janë vatrat në fshatin Vermosh, në Malësi të Madhe, vatra në luginën e Valbonës në fshatin Klysyrë si dhe vatra në fshatin Gjorgos në Cakran të Fierit. Zjarri i rënë në pyllin Shetaj afër Kepit të Rodonit në Durrës nuk paraqet rrezik për zonat e banuara, por po mbahet nën monitorim. 3 vatra të tjera si ajo në fshatin Deshiran në bashkinë Belsh, zjarri në vendin e quajtur “Varri i Nures”, në kufi midis Përmetit dhe Skraparit në Bejkollarë, por edhe zjarri i rënë në zonat e mbrojtura, Parku Kombëtar, Bredhi i Hotovës-Dangëlli tashmë janë shuar.

LAJM KRYESOR: Dita e 15-të/ Përmirësohet situata në Jug, rëndë në Veri, zjarri futet në pyllin e dendur të Mirditës, zjarrfikësit hasin vështirësi në Majën e Rrunës, ku ka vatra aktive

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e mbrojtjes zjarret ne shqiperi ministria e mbrojtjes zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll