Aktualitet

Dha alarmin SOS dhe kërkoi ndihmë, gjendet turisti meksikan në malin e Çikës, momenti kur takohet me policët shqiptarë: A

7 Gusht 2021, 20:10 Nga DOSJA
Dha alarmin SOS dhe kërkoi ndihmë, gjendet turisti meksikan në

HIMARË– Policia e Himarës dhe grupi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë gjetur dhe kanë shpëtuar turistik meksikan që mbeti në malin e Çikës teksa eksploronte zonën. Pamjet e publikuara nga vetë policia tregojnë momentin kur efektivët takohen me meksikanin.

“A je mirë shok, je mirë?”– e pyesin policët shqiptarë, takojnë grushtet dhe më pas zrebsin malin bashkë me të.

Njoftimi i policisë Himarë. Policia e Himarës dhe grupi i FNSH-së i vijnë në ndihmë turistit meksikan. Një turist 30-vjeçar nga Meksika, duke eksploruar Malin e Çikës, kishte mbetur në disa shkëmbinj. 30-vjeçari ka telefonuar në Sallën Operative Vlorë, 112 dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të terrenit të vështirë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë me qëllim gjetjen e tij. Pas disa orë kërkimesh nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur gjetja e turistit meksikan, i cili po trasportohet nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Himarës dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetërore. Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ngec meksikani ne malin e cikes ngec meksikani ne malin e cikes

Sondazh

Poll