Aktualitet

Sherr jashtë diskos në Itali, shqiptarët, kolumbianët dhe afrikanët përleshen me thika, plagosin dy karabinierët që ndë

7 Gusht 2021, 20:06 Nga DOSJA
Sherr jashtë diskos në Itali, shqiptarët, kolumbianët dhe

ITALI– Dy karabinierë kanë mbetur të plagosur pasi kanë ndërhyrë në mes të një sherri që po zhvillohej mes disa shqiptarëve dhe disa personave të tjerë. Ngjarja është regjistruar në Ancona të Italisë, në hyrje të një klubi nate.

Një grup me shqiptarë, kolumbianë, senegalezë dhe nigerianë janë përfshirë në një sherr masiv me thika, duke lënë pas edhe të plagosur. Dëshmitarët kanë lajmëruar policinë dhe karabinierët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ata kanë ndërhyrë për t’i ndarë, por dy prej karabinierëve kanë përfunduar të plagosur. Përforçimet që mbërritën vunë në pranga katër persona, një shqiptar që akuzohet për tentativë vrasjeje, një kolumbian, një sengalez dhe një shqiptar tjetër që akuzohen për përleshje, plagosje të rënda dhe dëmtim të mjetit së karabinierëve.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptare ne itali sherr ne itali arrestohen shqiptare ne itali sherr ne itali

Sondazh

Poll