Bota

Hiqej si zjarrfikës, arrestohet 43-vjeçari për zjarrvënie në Greqi, një grua afgane u vu në pranga gjithashtu pasi ju gje

7 Gusht 2021, 20:06 Nga DOSJA
Hiqej si zjarrfikës, arrestohet 43-vjeçari për zjarrvënie

GREQI- Një 43-vjeçar grek është arrestuar ditën e sotme në Greqi për zjarrvënie. Greekcitytimes shkruan se 43-vjeçari i arrestuar në Kryoneri hiqej si zjarrfikës. Pas arrestimit, policia bëri një kontroll në shtëpinë e tij dhe gjeti shkrepëse, çakmakë, material të ndezshëm dhe predha arre, të cilat sipas policisë mund të përdoren për të ndezur një zjarr pa lënë gjurmë dhe një sasi të vogël të kanabisit të papërpunuar.

Ai u kap teksa ndezi një zjarr në Kryoneri. Dëshmitarët e raportuan atë në polici, ndërkohë që kur u morr në pyetje ai u shpreh se ishte zjarrfikës dhe se kishte ardhur në këtë zonë për të ndihmuar fikjen e flakëve. Gjithashtu u zbulua se ai ishte përgjegjës për dy vatra zjarri të ndezura. 

Ndërkohë që u arrestua edhe një grua afgane në Pedion të Areos në Athinë. Ajo u ndalua nga policia disa minuta pasi zjarri në këtë park shpërtheu. Me vete ajo kishte dy çakmakë, benzinë, materiale të ndezshme, si dhe një bombol gazi për të mbushur çakmakët.

LAJMI KRYESOR: Europa Jugore nën PUSHTETIN e zjarrit! Shënohen viktima në Turqi, Greqi e Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe Italia shpallin gjendjen e krizës

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohet 2 persona per zjarrvenie ne greqi zjarret ne greqi arrestohet 2 persona per zjarrvenie ne greqi zjarret ne greqi

Sondazh

Poll