Bota

Emigranti bën xhiron e mediave greke: Të gjithë zjarrin e fika unë, vetëm një shqiptar futet mes flakëve

7 Gusht 2021, 18:53 Nga DOSJA
Emigranti bën xhiron e mediave greke: Të gjithë zjarrin e fika

GREQI– Një shqiptar po bën xhiron e mediave greke, pasi ka deklaruar se i vetëm ka shuar flakët që kishin mbërthyer një rrugë kryesore në vend. Shqiptari po udhëtonte me makinën e tij, kur është ndaluar nga një gazetare greke dhe është pyetur për situatën në vend.

Këtu, shqiptari nuk u përmbajt dhe tha se gjendja ishte e shkëlqyer dhe se të gjithë zjarrin e kishte fikur ai, pasi sipas tij, vetëm një person nga Shqipëria futet mes flakëve.

“Shumë e mirë, shumë e mirë është gjendja. Të gjithë zjarrin e fika unë. S hqiptar jam. Kam punuar këtu, kam marrë lekë. Vetëm shqiptari kalon në mes të flakëve,”- tha ai ndër të tjera.

Pjesë nga Intervista:

Gazetarja: Mirëmëngjes, jeni të zonës këtu?

Shqiptari: Po, po, po.

Gazetarja: Si është gjendja keni shtëpi këtu?

Shqiptari: Shumë mirë, të gjithë unë e fika, unë.

Gazetarja: Jeni vullnetarë, apo zjarrfikës?

Shqiptari: Jo nuk jam, shqiptar jam, shqiptar por kam punuar kam marrë lekë.

Gazetarja: Keni shtëpi këtu, fikët zjarrin, çfarë bëtë?

Shqiptari: Fika zjarrin, bashkë me ca të tjerë, unë me makinë..kush kalon këtu në mes të flakëve, shqiptari kalon.

Gazetarja: Faleminderit shumë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora shqiptari ne greqi zjarret ne greqi shqiptari ne greqi zjarret ne greqi

Sondazh

Poll