Art&Argëtim

Ardhja e këngëtarit serb në festën e Birrës, Noizy SFIDON Goran Bregovic: Bëjmë një tjetër koncert në të njëjtën di

6 Gusht 2021, 17:05 Nga DOSJA
Ardhja e këngëtarit serb në festën e Birrës, Noizy

KORÇË- Reperi Noizy u ka bërë sërish thirrje qytetarëve dhe këngëtarëve që të bojkotojnë festën e Birrës në Korçë. Me anë të Instagramit, Noizy ka dhënë një ide për të krijuar një festival po në të njëjtën ditë dhe orë me festën e Birrës në mënyrë që ta bojkotojnë këngëtarin Goran Bregovic.

“Duhet të bëjmë një festë në Korçë tia marrim gjithë fansat e asaj festës. Njëjtën ditë njëjti orar. Duhet të mblidhemi të gjithë artistat e të gjitha zhandrve… të bëjmë një koncert paralel me atë që ka organizuar Bashkia Korçë. Dhe bëj thirrje artistave shqiptar që kanë pranuar të shkojnë te koncerti te ai që është ftuar ai, mirë është ai që ta anulojë datën, le të këndojë vetëm ai 3 ditë rresht, pa fansa…skam gjë kundra artistave të asnjë shteti.. Por jam kundra një Artisti që ka nxitur dhunë kundër vllezërve dhe motrave tona.. si ky rasti”, shkroi Noizy

Një ditë më parë reperi Noizy kërcënoi hapur, duke thënë se nëse koncerti i Bregovic nuk do të anulohej, ai do të nxiste të gjithë fansat e tij që ta dhunonin me shishe kokës. Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç.

Kush është Goran Bregoviç?

Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz goran bregovic noizy goran bregovic noizy

Sondazh

Poll