Art&Argëtim

Ishte i ftuar për hapjen e mbrëmbjes, Capital T anulon performancën në Festën e Birrës për shkak të këngëtarit serb: I

6 Gusht 2021, 14:21 Nga DOSJA
Ishte i ftuar për hapjen e mbrëmbjes, Capital T anulon

KOSOVË– Reperi Capital T, i cili ishte i ftuari special për hapjen e mbrëmjes së festës së Birres në Korçë, ka njoftuar përmes një videoje në ‘Instagram’ se është i detyruar ta anulojë përformancen e tij për shkak të ardhjes së këngëtarit serb Goran Bregoviç.

Fjala e plotë:

“E ndjeva të rrugës që të reagoja për eventin e festës së birrës në Korçë për faktin se unë isha i ftuar për të bërë hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur që të jem aty, afër njerëzve që e duan muzikën time edhe e duan prezencën time aty, por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic, prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova që të anuloja performancën time. Iu kërkoj falje të gjithëve! I bëj thirrje bashkisë së Korçës, absolutisht që të anulojë prezencën e tij në Shqipëri për faktin se konflikti Kosovë-Serbi është ende i hapur edhe nuk i takon asaj si institucion shtetëror që të sjellë një artist serb këtu në Shqipëri”

 

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz capital t goran bregovic capital t goran bregovic

Sondazh

Poll