Bota

Digjen disa shtëpi nga zjarri në Prizren dhe Suharekë, policia publikon të dhënat e fundit

6 Gusht 2021, 08:58 Nga DOSJA
Digjen disa shtëpi nga zjarri në Prizren dhe Suharekë, policia

KOSOVË– Vazhdojnë të mbeten aktive disa vatra zjarri në Kosovë ku në Suharekë e Prizren disa shtëpi janë përfshirë nga flakët.

Në Mushtisht të Suharekës është përfshirë nga zjarri një shtëpi dhe dy stalla. Shkak për këtë dyshohet të jetë energjia elektrike.

“Fsh.Mushtisht, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar  dhe më pasë janë përfshi edhe dy stalla të dy ankuesve tjerë meshkuj kosovarë. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, ka njoftuar Policia.

Për të njëjtin motiv dyshohet se janë përfshirë nga zjarri edhe dy shtëpi, njëra në Gjinoc e tjetra në Sallagrazhd.

Fsh.Gjinoc, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar .Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në raport.

Ndërkohë në Lubizh të Hasit të Prizrenit janë përfshirë nga zjarri 4-5 hektarë pyll, pronë private dhe shtetërore.

Fsh.Lubizh e Hasit, Prizren, 05.08.2021-12:45. Raportohet se janë përfshi nga zjarri 4-5 hektar pyll pronë private dhe shtetërore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet tutje në raport./

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora zjarre ne kosove zjarre ne kosove

Sondazh

Poll