Bota

Vendosi vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit shëndetësor, qëllohet me gurë kryeministri gjatë protestave

6 Gusht 2021, 07:42 Nga DOSJA
Vendosi vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit

KARAIBE– Kryeministri i Saint Vincent dhe Grenadines në Karaibe, Ralph Gonsalves u shtrua në spital ditën e djeshme pasi u godit me një objekt gjatë protestës më herët gjatë ditës.

Sipas mediave të huaja, ndërsa mbështetësit e opozitës kryesore, Partia e Re Demokratike (NDP) dhe dy prej sindikatave të sektorit publik kishin bllokuar rrugët për të dënuar ndryshimet e propozuara në Aktin e Shëndetit Publik, ai u qëllua me gur nga një prej protestuesve.

“Unë u sulmova fizikisht dhe u plagosa nga demonstruesit e opozitës gjatë përpjekjes për të hyrë në Dhomën e Përfaqësuesve”, tha Gonsalves.

Qeveria ka thënë se ndryshimi i legjislacionit do të lejojë vaksinimin e punonjësve të sektorit publik, të konsideruar si punonjës të vijës së parë. Qeveria po propozon heqjen e fjalës “vullnetare” nga një pjesë e ligjit që flet për vaksinimin kundër një sëmundjeje që ka shkaktuar shpalljen e urgjencës së shëndetit publik, siç është rasti me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

ky vendim i qeverisë për të vendosur vaksinimin me detyrim për punonjësit shëndetësor kanë nisur protestat në vend, ku dhjetëra njerëz u ngritën kundër këtij vendimi.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota qellohet kryeministri i karaibeve ralph gonsalves qellohet kryeministri i karaibeve ralph gonsalves

Sondazh

Poll