Aktualitet

Zjarret djegin shtëpi e stane bagëtish, Rama: Kam lajme të mira. E keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës së Vlorës

5 Gusht 2021, 17:43 Nga DOSJA
Zjarret djegin shtëpi e stane bagëtish, Rama: Kam lajme të mira.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një status dhe shkruan se ka lajme të mira për të dhënë ndërkohë që zjarri në vend ka djegur qindar hektarë tokë e kullota dhe banesa.

Sipas Ramës, lajm i mirë është se e keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës së Vlorës u shmang. Trupa dhe mjete janë shtuar për t’i dhënë fund vatrave të zjarrit

“Ndërsa lufta vazhdon me flakët në vend, disa lajme të mira ka: E keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës së Vlorës u shmang. Por nga ana tjetër trupa dhe mjete janë shtuar për t’i dhënë fund vatrave të zjarrit. Në zonë po punon edhe një helikopter. Në Llogara është rikthyer optimizmi falë erës në favor ndërsa një helikopteri tjetër po hedh ujë. 48 forca speciale dhe zjarrfikës po punojnë në majën e malit në kufi të Parkut të Llogarasë. Forcat tona po arrijnë të largojnë nga parku zjarrin. ***Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe në Vithkuq (Korçë), në Mallakastër, në Tarabosh (Shkodër), Qerem (Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull (Delvinë),”- shkruan Rama.

LAJM KRYESOR: 13 ditë/ Normalizohet situata në Gjorm të Vlorës, Karaburuni ende në flakë, moti vështirëson ndërhyrjen nga ajri, zjarri përfshin Hasin, Taraboshin e Vithkuqin, Peleshi dhe Rama: Prioritet jeta e banorëve

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama zjarret ne shqiperi edi rama zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll