Bota

Europa Jugore nën PUSHTETIN e zjarrit! Shkrumbohen pyjet e Turqisë, Italisë e Greqisë, situata në Kosovë e menaxhueshme mj

5 Gusht 2021, 07:33 Nga DOSJA
Europa Jugore nën PUSHTETIN e zjarrit! Shkrumbohen pyjet e Turqisë,

EUROPA– Shtetet e Europës Jugore vazhdojnë të jenë të “pushtuara” nga vatrat aktive të zjarrit që kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha të pyjeve dhe zonave të banuara. Situata më e rënduar vazhdon të mbetet Turqia, ku zjarret i kanë marrë jetën 8 personave ndërsa Italia dhe Greqia mbeten vetëm me dëme materiale.

152 nga 163 vatrat e zjarrit që ishin aktive nga 28 korriku janë shuar ndërkohë që 11 ndër to mbeten akoma aktive. Nga këto zjarre kanë humbur jetën 8 persona dhe janë prekur 18 rrethe, 78 fshatra, 2 mijë e 219 fermerë në 5 krahina të ndryshme. Në total nga ajri po veprojnë 57 helikopterë dhe 72 avionë ndërsa 5200 persona janë në terrën duke shuar flakët me zjarrëfikëse. Turqisë i kanë ardhur në ndihmë edhe shumë vende të tjera si Azerbajxhani, Irani, Rusia, Kroacia, Spanja dhe Ukraina përfshirë edhe Bashkimin Evropian.

E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh. Disa nga rajonet qendrore dhe jugore kanë humbur dhjetëra-mijëra hektarë pyje. Në Sardenjë botanistët janë të alarmuar për shkatërrimin e biodiversitetit lokal si dhe për numrin e ullishtave që janë shkatërruar. Në Sicili zjarret arritën qytetin e Katanjës dhe rreth 150 vetë u desh të evakuohen nga deti. Edhe aeroporti i qytetit u mbyll për disa orë.

Sipas një raporti të vitit 2019 të Qendrës Kombëtare Italiane për Kërkime (CNR) 70% e Sicilisë rrezikohet të shndërrohet në shkretëtirë. Në Italinë qendrore dhe jugore kjo shifër varion nga 30% në Sardenjë deri në mbi 50% në Pulia.

Edhe Greqia po përjeton valën më të keqe të nxehtësisë prej më shumë se tri dekadash. Zjarrfikësit grekë evakuuan nga rrethinat e Athinës mijëra banorë për shkak të zjarreve. Nga zjarret janë dëmtuar më shumë se 90 shtëpi, 27 biznese dhe janë djegur më shumë se 80 makina.

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan se në Athinë janë regjistruar nivele deri në 465 mikrogram pjesëzash pluhuri të imët karboni për metër kub. Për krahasim kufiri që ka vendosur BE -ja është 50 mikrogramë për metër kub ajër.

Po ashtu problematike mbeten situata edhe në vendin tonë ku aktuakisht janë 6 vatra zjarri aktive dhe ka humbur jetën një person. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu janë nën valën e të nxehtit ku në Kosovë ditën e djeshme është shënuar dhe viktima e parë ndërsa në Maqedoni Edhe pse se situata është vendosur nën kontroll, 1 person e humbi jetën ditën e sotme.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zjarret ne europe zjarret ne europe

Sondazh

Poll

Bota 4 Gusht 2021, 20:50

RUSI- Një gjykatë ruse dënoi të martën, aleaten e ngushtë të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, Lyubov Sobol me 18 muaj lëvizje të kushtëzuar pasi e shpalli ...