Politike

“O maskara, mos e digj tokën se s’do të ndërtosh dot”/ Peleshi mesazh zjarrvënësve të qëllimshëm: Më vjen keq pë

4 Gusht 2021, 11:22 Nga DOSJA
“O maskara, mos e digj tokën se s’do të ndërtosh

VLORË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka përcjellë një mesazh për të gjithë ata që kanë ndezur zjarre në vend. Duke i konsideruar si “maskarenj”, Peleshi shpjegoi edhe njëherë që edhe nëse e shkretojnë zonën pyjore, nuk do të mund që të ndërtojnë pasi në hartë ajo do të konsiderohet sërish zonë e gjelbër.


“Nëse e keni fjalën për legjislacionin, unë nuk jam ministri përkatës i fushës, do ta them. Kam njohurinë që t’ju shpjegoj që këto sipërfaqe nuk kthehen dot në truall. Nëse është zonë e gjelbër, edhe nëse t’i e shkreton “o maskara” nuk e kthen dot në truall sepse është zonë e gjelbër. Nëse ka trima që duan të përballen me ligjin, gabohet. Nuk mund të ketë më ndërtime pa leje. Kam informacionin se shumë e japin për kullota, i kam kërkuar ministrit të brendshëm që të gjithë ata që kanë interesa kullotash në këtë zonë dhe në të gjithë Shqipërinë të investigohen. Më vjen keq për ushtarët jo për veten time. Edhe lopata nuk është mjet rrethanor, sepse shpëton toka. Nga toka po bëhet punë më e madhe jo nga ajri, kështu shpëtoi dje Llogaraja. Ua them me kompetencë, shkoni pyesni Idrizin se kanë punuar gjithë ditën,”- tha Peleshi.

Flakët pushtojnë Jugun, situatë e rëndë në Karaburun e Gjirokastër, riaktivizohet disa vatra në Lunxhëri, nis ndërhyrja nga ajri

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike niko peleshi zjarre ne shqiperi niko peleshi zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll