Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një 60-vjeçari në Lezhë, shpallet në kërkim autori

4 Gusht 2021, 06:39 Nga DOSJA
Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një

LEZHË– Mbrëmjen e djeshme janë shënuar disa të shtëna me armë zjarri në Shënkoll të Lezhës, ku një 33-vjeçar është shpallur në kërkim. Sipas policisë i riu i identifikuar si Ferdinand Ndoja ka qëlluar në drejtim të 60-vjeçari P.T, banues në Fushv e Kuqe, Kurbin. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar apo dëme të tjera.

Njoftimi i policisë:  

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia.

Më datë 03.08.2021, në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Shtetasi F.N., është larguar menjëherë me automjetin e tij. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit F.N., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2  gëzhoja.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ferdinand ndoja ferdinand ndoja

Sondazh

Poll