Aktualitet

12 ditë/ Situatë e rëndë në Karaburun e Gjirokastër, të premten vijnë 2 helikopterë nga Holanda, ndihmë dhe nga Çekia

4 Gusht 2021, 06:50 Nga DOSJA
12 ditë/ Situatë e rëndë në Karaburun e

SHQIPËRI– Pas 12 ditësh luftë me flakët, me mjete rrethanore dhe kur zjarri ka shënuar viktimën e parë në vendin tonë, po vijnë ndihma nga jashtë. Drejt Shqipërisë do të vijnë shumë shpejt 2 helikopterë nga Holanda me 47 ushatrakë holandezë për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve. Ndihmë për këto operacione ka premtuar edhe Çekia.

Megjithatë kërcënimi nuk ka mbaruar!

Në Lunxhëri të Gjirokastrës është riaktivizuar një tjetër vatër zjarri, e cila po luftohet nga 100 forca ushtarake. FA-të janë mbledhur për të shuar këtë vatër mes fshatrave Qestarat dhe Tranoshishtë, ndërsa nga ajri i ndihmon edhe helikopteri. Por deri më tani është bërë e mundur shuarja vetëm në Qesarat. Ndërkohë që gjatë mëgjesit, në orën 03:30 janë shuar flakët në Kalanë e Shën Triadës, shumë pranë antenave të telefonave celularë, duke hequr një rrezik më shumë nga banorët e zonës.

Problemi më i madh për vendin mbetet zjarri në Karaburun. Sot janë aktivizuar vatra mbi gjirin e Gramës që rrezikojnë edhe Llogaranë, ndërsa situata paraqitet më e qetë në pjesën që dje kishte situatë të rënduar, në zonën e Dukatit të Ri. Nga Dukati, doli sërish ministri Peleshi, i cili njoftoi për të dhënat më të fundit lidhur me situatën, duke shpërndarë edhe një mesazh për ata që kishin informacione për ndezëzit e zjarreve, duke mos i kursyer edhe ofendimet.

Ndërkohë që vendi po përballet me flakët, sërish politika nuk ka qëndruar larg. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shfrytëzuar fondet e Emergjencave Civile, ndërsa vetë udhëton me helikopterin e ushtrisë. Ndërsa vetë Rama ka marrë përsipër të bëjë ‘zëdhënësin’ e ministrisë së Mbrojtjes. Pak minuta njëri pas tjetrit, fillimisht Rama, më pas MM-ja kanë dhënë detaje në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Aktualisht në vendin tonë janë 13 vatra zjarri. Zona më me rrezik është në Fushë Arrëz, ku flakët po u afrohen banesave.

Situata e zjarreve në vend sipas MM-së:

Aktualisht në vendin tonë janë 13 vatra zjarri.
-Në Gadishullin e Karaburunit, pavarësisht punës së palodhur e të pandërprerë të efektivëve të FA dhe shërbimit zjarrfikës ka ende prani vatrash zjarri, por pa rrezik për banesat.

-Prani të zjarreve ka edhe në fshatin Cukal, në Shkodër, gjithashtu pa rrezik për banesat.

-Në Gjirokastër, vijon zjarri në vatrat në luginën e Lunxhërisë, por pa rrezik për banesat. Forcat e FA po punojnë së bashku me ato të pushtetit vendor për shuarjen nga toka. Puna po vijon për shuarjen e flakëve në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, ku veç forcave operacionale ndërhyrja vijon nga ajri me helikopter.

Zjarret në Fushë-Arrëz rrezikojnë të kalojnë në zonat e banuara, ndaj në ndihmë të forcave që po vijojnë punën prej orësh është dërguar edhe një helikopter për mbështetje nga ajri.

-Vatra të tjera zjarri, por pa rrezik për jetët e njerëzve dhe banesave janë në monitorim në bashkinë Tepelenë, pyllin e fshatit Shetaj, në fshatin Manskuri në Durrës. Në fshatin Lukan në Dibër, në bashkinë Mallakastër dhe në fshatin Shelcan në Elbasan.

(k.m;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarre ne shqiperi zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll