Nuk e kishte pranuar ndarjen, arrestohet i riu në Tiranë, ndiqte këmba-këmbës ishin. Dy djem sherr për një punonjëse, pr
4 Gusht 2021, 06:38Nga DOSJA
TIRANË– 6 persona janë vendosur në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale, ku mbizotëron dhuna në familje apo përndjekja. Një i ri është arrestuar se përndiqte ish-të dashurën, ndërsa dy të tjerë janë konfliktuar pasi një person i identifikuar si J. K. ka kanosur një punonjëse, por pas përplasjes me pronarin ndodhet në spital.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve:
E. H., 37 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe J. K., 22 vjeç, për veprat “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi me datë 03.08.2021, në rrugën “Sami Frashëri” këta 2 shtetas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, sepse shtetasi J. K. ka kanosur një punonjëse në dyqanin në pronësi të shtetasit E. H. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi J. K., i cili ndodhet më spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik shtetasit J. K. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., 30 vjeç, pasi sepse në mënyrë sistematike ka përndjekur duke i shkaktuar gjendje ankthi e frike ish të dashurën.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të motomjetit, për të cilin ky shtetas nuk posedonte lejen përkatëse të drejtimit, iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike(përforcues grushti).
(k.m.dosja.al)
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJIROKASTËR– Tym dhe flakët kudo! Këto dy fjalë përshkruajnë më së miri çfarë ka ndodhur dje në fshatin Asim Zeneli të Gjirokastrës. Në pamjet e mëp...
TIRANË–Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë situatën e zjarreve në vend ku ditën e djeshme u sh...
GJIROKASTËR– Dalin pamjet nga ndërhyrja që ka bërë nga ajri helikopteri i Forcave të Armatosura për të shuar zjarret në Gjirokastër. Siç duket edhe ...
GJIROKASTËR– Riaktivizohet një vatër e rrezikshme zjarri në Lunxhëri të Gjirokastrës, mes fshatrave Qestorat dhe Tranoshishtë. Forcat e PMNZSH Gjirok...
VLORË– Vazhdon zjarri në Vlorë, ku edhe nën pushtetin e flakëve është ende gadishulli i Karaburunit, por ka përmirësim të situatës në Dukat të Ri. Aktualis...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend, ku sërish temperaturat e lart...
SHQIPËRI– Kur kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë që Shqipëria është përfshirë nga flakët dhe apelet për ndërhyrje kanë qenë të pafundme, është shënuar vik...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme një video përmbledhëse nga askioni që po zhvillohet në Shqipëri kundër zjarreve. Dhe në këtë ...
TIRANË– Shqipëria ka vetëm dy helikopterë që të përballet me zjarret. Dosja.al ka mësuar se dy janë mjetet fluturuese të vëna në dispozicion të minis...