Aktualitet

Sherr në Berat, plagoset 42-vjeçari

3 Gusht 2021, 19:47 Nga DOSJA
Sherr në Berat, plagoset 42-vjeçari

BERAT– Një 42-vjeçar me inicialet G.K., është plagosur me thikë dhe ka përfunduar në spital. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit mbrëmjen e sotme, pas një sherir banal. Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 18:15, në lagjen “Jani Vruho”, Berat, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi G.D., ka goditur me mjet mprerës shtetasin G.K., 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë po krehin zonën për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe rrethanave të ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet berat plagoset 42 vjecari ne berat berat plagoset 42 vjecari ne berat

Sondazh

Poll