Aktualitet

U asfiksua duke shuar flakët, publikohet FOTOJA e efektivit të Forcave të Armatosura nga spitali

3 Gusht 2021, 18:58 Nga DOSJA
U asfiksua duke shuar flakët, publikohet FOTOJA e efektivit të Forcave

TIRANË– Fotoja që po shikoni vjen nga spitali, aty ku është shtruar efektivi i Forcave të Armatosura, Edlir Goxhaj, i cili u asfiksua teksa shuante flakët në Gjirokastër. Në postimin e bërë publik nga ministri Niko Peleshi bëhet me dije se Goxhaj është në gendje stabël dhe nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës.

“Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës. Mirënjohje për punën heroike të cdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgje përballë egërsisë së flakëve. Shërim të shpejtë Edlir!”- shkruan Peleshi.

Sot u shënua viktima e parë pas më shumë se dhjetë ditësh që Shqipëria është përfshirë nga flakët. Andrea Haxhiaj ndodhej në banesën e tij në fshatin Asim Zeneli bashkë me të shoqen në momentin që janë përfshirë nga flakët. 60-vjeçari ka përsuar dëme të mëdha në trup duke humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

LAJM KRYESOR: Shënohet viktima e parë! Evakuohen tre fshatrat e Gjirokastrës, situatë alarmante në Jug të Shqipërisë, Çako: Gjithçka ndodhi shpejt. Basha: Masat gjysmake nuk përmirësojnë asgjë

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edlir gjoka zjarret ne shqiperi edlir gjoka zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll